Gjatë javëve të fundit, emri i Giuseppe Marotta-s është përmendur edhe në mesin e atyre kandidatëve për fushën teknike të Juventusit, që po hap një kurs të ri.
Megjithatë, CEO zikaltër ka folur rreth këtyre thashethemeve duke mbyllur derën e një rikthimi të mundshëm te “Zonja e Vjetër”.
“Vitet e mia bardh e zi janë një gjë e së kaluarës dhe unë mund të kem vetëm kujtime pozitive. Një rikthim te Juventus? Jam i kënaqur me rrugën që kam bërë. Ndihem mirë tek Interi, mendoj vetëm për zikaltërit dhe jam i fokusuar të kontribuoj në suksese të reja me këtë klub”, është shprehur Marotta duke treguar besnikëri për klubin zikaltër./ h.ll/abcnews.al