E ardhmja e Lautaro Martinez shqetëson Interin dhe klubin zikaltër. Sulmuesi argjentinas është objektivi i madh i Barcelonës dhe klubi spanjoll po punon për të arritur akordin me të.
Për të qetësuar disi popullin interist, ka menduar Giuseppe Marotta, i cili foli për DAZN rreth situatës së 22-vjeçarit latin. “Nëse Lautaro Martinez dëshiron të largohet, do të ulemi dhe të vlerësojmë situatën së bashku. Deri sot nuk na ka kërkuar të largohet.
Mendoj se duke parë moshën e tij të re, ai mund të shohë më vonë se çfarë do të bëjë në lidhje me karrierën. Duhet të jetë krenar që është pjesë e Interit“, deklaron administratori i deleguar i klubit italian. /abcnews.al