Marotta ngre alarmin: Rrezikojmë pagimin e rrogave, futbolli italian në krizë

schedule21:38 - 13 Nëntor, 2020

schedule 21:38 - 13 Nëntor, 2020

Klubet e Serie A do të kenë një humbje prej 600 milion eurosh, nga të cilat 400 milion nga biletat e tifozëve dhe 200 të tjera nga sponsorët“, u shpreh Paolo Dal Pino, presidenti i Ligës së Serie A. Kriza ekonomike është e dukshme dhe Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, lëshon alarmin në prononcimin e fundit.

Futbolli italian po përballet me një gjendje shkatërruese. Po zhvillojmë takime për të kuptuar qartësisht sesa miliona kemi humbur nga pandemia. Po kalojmë një moment shumë të vështirë dhe jemi pranë dështimit për të dhënë pagat e punonjësve, ndaj qeveria duhet të kthejë sytë edhe nga futbolli.

Shpenzimet janë rritur, teksa të ardhurat janë përgjysmuar. Problemi më i madh i futbollit është fakti që kostoja e punës është joproporcionale me xhiron që është bërë dhe po bëhet. Interi ka pasur rreth 50 milionë euro të ardhura vetëm nga shitja e biletave, që shkojnë shumë më tepër nëse përfshihen edhe aktivitete të tjera.

Ne jemi nga taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit italian dhe të paktën shtyrja e pagesës së taksave, do të ishte një bonus shumë i madh në këtë periudhë“, theksoi drejtuesi i klubit zikaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!