Napoli u shpall dje kampion i Serie A pas barazimit të marrë ndaj Udinese me rezultatin 1-1.
Festimet ishin të çmendura dhe komplet të merituara nga tifozët e Napolit. Pas urimeve të shumta nga figura të ndryshme dhe nga klube të ndryshme, ka reaguar personalisht edhe Marotta.
Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, pas Asamblesë së Legës, komplimentoi Napolin, zyrtarisht kampion i Italisë që dje.
“Fitroja e Napolit ishte e merituar. Falë gjithçkaje, klubit, lojtarëve dhe trajnerit. Është gjithashtu gjë e mirë për futbollin italian”, është shprehur drejtori i Interit./ h.ll/abcnews.al