Antonio Conte fitoi titullin kampion në sezonin e dytë si trajner i Interit, por pak ditë më parë vendosi të largohet nga drejtimi i skuadrës zikaltër. Shkaku? Problemet ekonomike të Interit. Conte nuk pranoi të ulë rrogën dhe vendosi të braktisë djemtë e tij, pasi mori vesh që ndonjë yll do përfundojë në merkato.
Patrice Evra e ftoi të rikthehej te Juventusi, por aty u rikthye Max Allegri. Ish-mbrojtësi i njohur francez, i cili luajti tre sezone me bardhezinjtë nga Torino (2014-2017) fton një tjetër “ish”, Beppe Marottën (CEO i Interit), të kthehet te Juventusi.
Sigurisht që nuk mungon edhe ironia ndaj kampionëve të Italisë. “Unë tashmë e kam thënë se kush dhe cilët duhet të kthehen te Juventusi. I drejtohem edhe Marottës: mos më acaro, kthehu në shtëpi…
Një titull fituan, Conte iku, lojtarët po ikin… ata nuk janë Juventusi. Nuk e kanë rregullsinë e Juves. I dua fort edhe ata që bëjnë si budallenj, por ‘Zonja e Vjetër’ nuk dorëzohet kurrë“, thekson Evra. /abcnews.al