Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për ndeshjen e ardhshme kundër Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Është një nder i madh për ne që të arrijmë në finalen e kompeticionit kryesor të klubeve, do të luftojmë deri në fund në ndeshjen kundër Manchester City. Në këtë finale do të hyjmë me kokën lart.
Guardiola tha se ndeshja kundër Interit nuk do të ishte dhuratë? Ai ka të drejtë, ne nuk jemi një kundërshtar i lehtë, do të bëjmë gjithçka për të komplikuar detyrën e tyre”, citon Sport Mediaset fjalët e Marottës.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Turqi më 10 qershor. /G.D abcnews.al/