Marotta: Conte vendimtar në rikthimin e Interit, çfarë presim nga Inzaghi

schedule12:57 - 2 Korrik, 2021

schedule 12:57 - 2 Korrik, 2021

Interi fitoi titullin kampion pas 11 vitesh dhe sezonin e ardhshëm objektivi është konfirmimi në Serie A dhe avancimi sa më larg në Champions League.

CEO i klubit zikaltër, Giuseppe Marotta vlerëson rritjen e klubit, ku një meritë të madhe i jep edhe Antonio Contes, ish-trajnerit të Interit.

Nuk mund të them nëse është zvogëluar diferenca mes Interit dhe Juventusit pas rikthimit të Allegrit dhe largimit të Contes, nuk jam unë ai që mund të flasë në lidhje me këtë.

Di që Interi është përmirësuar dhe rritur shumë në vitet e fundit falë klubit dhe Antonio Contes, jemi rikthyer aty ku mungonim prej vitesh.

Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe me Simone Inzaghin. Do të përpiqemi t’i rikthejmë lumturinë tifozëve, të cilët na kanë ndjekur e mbështetur në një vit të vështirë.

Të luash në stadiume pa tifozë është një mungesë e jashtëzakonshme që është ndjerë shumë nga të gjithë ne“, përfundoi drejtuesi i kampionëve të Italisë. /abcnews.al