Periudhë feste tek Interi, që dominoi Serie A këtë sezon. Ekipi zikaltër fitoi titullin kampion për herë të 19-të në histori dhe tifozë ndihen në qiellin e shtatë. Teksa të gjithë festojnë, drejtuesit mendojnë për të ardhmen.
CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka folur në lidhje me këtë temë, duke e nisur nga trajneri Conte. “Kemi nisur një cikël. Conte ka krijuar lidhje të fortë me skuadrën, klubin dhe tifozët, kështu që shpresoj që të qëndrojë këtu.
Nuk kemi një alternativë tjetër për stolin, plani B nuk ekziston. Do të bisedojmë me pronarët për të kuptuar idetë e tyre, por ka optimizëm. Ekziston një problem në lidhje me të ardhurat, kjo për shkak të pandemisë.
Objektivi është të arrijmë një marrëveshje me një partner që do na sillte investimet e nevojshme. Në vitet e fundit, Suning ka bërë investime të rëndësishme. Po flasim për rreth 700 milion euro, kështu që meritojnë respekt.
Më pas një koment për Super League. Interi ishte një nga 12 klubet themeluese, por u tërhoq shpejt nga ky projekt. “Turneu u krijua më shumë si një formë shqetësimi dhe si reagim ndaj sistemit aktual, por momenti ishte i gabuar.
Në fund titulli kampion. “Kënaqësi e madhe dhe arritje historike. Conte realizoi një vepër arti, pajtohem plotësisht me atë që tha. Pas çdo fitoreje fshihen shumë përpjekje dhe një kulturë pune. Rritja ke qenë e lehtë por konstante.
Sezonin e kaluar e mbyllëm një pikë larg Juventusit, mbërritëm edhe në finalen e Europa League. Conte ia doli këtë sezon t’i ngulisë lojtarëve mentalitetin fitues, që është baza e çdo suksesi“, përfundoi drejtuesi Interit. /abcnews.al