Maroku nis hetimet për vrasjen e dy turistëve në Algjeri

schedule17:26 - 1 Shtator, 2023

schedule 17:26 - 1 Shtator, 2023

Algjeria ende nuk ka dhënë një koment zyrtar për vrasjen e dy turistëve.

Zyra e prokurorit maroken hapi një hetim të premten për vdekjen e një prej të rinjve, Bilal Kissi, “pas zbulimit të trupit të tij në plazhin në Saidia”, sipas mediave të huaja.

Saidia është një vendpushim veror i njohur bregdetar pranë kufirit me Algjerinë dhe është i njohur për plazhin e gjatë dhe sportet ujore.

Bilal Kissi, i cili jetonte në Francë, ishte larguar me jet ski nga Saidia me vëllain e tij më të madh Mohamed, kushëririn e tyre maroken Abdelali Mechouar dhe mikun e tyre Smail Snabe, i cili gjithashtu thuhet se ishte francezo-maroken.

“Ne humbëm rrugën, por vazhduam derisa u gjendëm në Algjeri,” tha Mohamed Kissi nga Al Omk të enjten.

“Ne e kuptuam se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë erdhi drejt nesh dhe marina filloi të qëlloj”, tha ai.

Pas të shtënave, Mohamed Kissi ishte në gjendje të kthehej në Marok dhe të raportonte se çfarë kishte ndodhur.

Ai u tha autoriteteve se 4 miqtë kishin humbur dhe kishin mbetur pa karburant kur u kapën nga marina.

Trupi i Mechouar është ende në Algjeri, raportuan mediat marokene të premten, duke shtuar se Snabe ishte plagosur dhe është arrestuar nga autoritetet.

Bilal Kissi u varros të enjten në fshatin Bni Drar pranë Oujda, një qytet në kufi me Algjerinë, në prani të dhjetëra të afërmve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!