Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Maroku, kampion i Afrikës (në tavolinë)/ Përmbyset rezultati i finales, që u fitua 1-0 nga Senegali

schedule12:40 - 18 Mars, 2026

schedule 12:40 - 18 Mars, 2026

Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Një kampioni kontinenti i është hequr titulli, me trofeun që I shkoi finalistit të humbur. Ishte Federata Afrikane e Futbollit që e mori këtë vendim pa precedent, e tani është Maroku kampion i Afrikës, në vend të Senegalit.

Përse kështu dy muaj pas finales?

Futbollistët e Senegalit e braktisën ndeshjen në stadiumin e Rabatit në Marok, pasi vendasve iu akordua një penallti. U deshën 17 minuta që ata të ktheheshin në fushë, të bindur nga sulmuesi i tyre, ish-ylli I Liverpulit, Sadio Mane.



Brahim Diaz i Realit e humbi penalltinë, ndërsa Pape Geje shënoi në minutën e 94-ët për fitoren 1-0 të senegalezëve. Gjithsesi, Federata Marokene e Futbollit bëri ankesë në Konfederatën e Futbollit të Afrikës, e cila u bazua në nenin 82 d 84 të rregullores së saj për vendimin.

Neni 82 thotë se nëse një ekip braktis fushën para kohe pa lejen e arbitrit, cilësohet humbës dhe do të eliminohet nga konkurrimi, ndërsa neni 84 thotë se një ekip që shkel nenin 82 humb ndeshjen 3-0.

Gjithsesi, Senegali e ka apeluar këtë vendim, dhe duhet pritur vendimi përfundimtar, ndërsa kurrë nuk ka ndodhur që një ekip të marrë medaljet, të ngrejë trofeun dhe të bëjë paradën e fituesit, e pastaj t’i hiqen të gjitha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!