Maroku, Bounou pas humbjes: Urime Kroacisë, ne jemi shumë të lumtur me Botërorin tonë

schedule19:46 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 19:46 - 17 Dhjetor, 2022

Yassine Bounou, portieri i Marokut, ka qenë një nga më të mirët të skuadrës së tij gjatë Kupës së botës. Ai dha një kontribut të madh me pritjet e tij të cilat ndihmuan Marokun të prekte gjysmëfinalen.

“Duhej të rikuperoheshim brenda pak ditësh dhe bëmë një lojë të shkëlqyer, urime kroacisë dhe bashkëlojtarëve të mi sepse bëmë diçka shumë të rëndësishme. Ndaj Francës dhe sot e donim fitoren.

Nuk ishte e mundur, por ne mund të jemi të lumtur me Botërorin tonë”, u shpreh gardiani i portës së Marokut./ h.ll/abcnews.al