Marokenët në “delir”, kompania ajrore vë në dispozicion 30 fluturime për tifozët e kombëtares

schedule16:38 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 16:38 - 12 Dhjetor, 2022

Maroku i “ëndrrave”, siç ka marrë tashmë emrin, ka nevojë më tepër se kurrë për mbështetjen e tifozëve të tyre.

Linja ajrore kombëtare marokene, “Royal Air Maroc”, ka vendosur të vërë në dispozicion rreth 30 fluturime të veçanta mes Kazablankës dhe Dohas, ditën e nesërme dhe të mërkurën, në mënyrë që tifozët marokenë të kenë mundësi të ndjekin gjysmë-finalen historike të Kupës së Botës, kundër Francës.

“Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar në aventurën e saj historike dhe të përjetojnë emocionet e gjysmëfinales së Kupës së Botës, “Royal Air Maroc” ka ngritur një urë të vërtetë ajrore midis Kazablankës dhe Dohas. Një kualifikim historik, një masë historike”,- thuhet në deklaratën e veçantë të kompanisë ajrore.

Trajneri i Marokut, Walid Regragui e ka përmendur disa herë nevojën e mbështetjes nga tifozët, duke i konsideruar ata si “lojtari i 12-të i ekipit”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!