Marku: Zoti më krijoi për tu shpallur kampion bote, ju tregoj ëndrrën time

schedule12:36 - 21 Nëntor, 2020

schedule 12:36 - 21 Nëntor, 2020

Florian Marku është gati të pushtojë botën me talentin e tij dhe me vendosmërinë që po tregon, na jep shumë shpresa se do e arrijë këtë. Në një intervistë për Mirror ai zbulon ëndrrën e tij dhe shprehet se Zoti e krijoi për tu shpallur kampion bote.

 

“Jam i lumtur që tifozët britanikë kanë nisur të dëgjojnë për mua. Atyre u pëlqen stili im, e shohin sesi luftoj në ring. Unë nuk bëj një ndeshje të mërzitshme, sjell vetëm emocione dhe jam i lumtur që tifozët po e dallojnë këtë.

 

I njoh aftësitë e mia. Do flasim bashkë pas një viti dhe do thoni se kisha të drejtë. E di se çfarë jam i aftë të bëj. Ëndrra ime është të sjell titullin e kampionit të botës në shtëpi. Kjo është arsyeja pse Zoti më krijoi, për tu bërë kampion bote.

Për të luftuar në një stadium futbolli në Shqipëri me nuk e di sesa njerëz. Do të jetë 100% plot me 30 mije ose 40 mijë, nuk e di. Kjo është ëndrra ime, të mbroj titullin atje dhe do të ndodhë, jam 100% i sigurt”, u shpreh Marku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!