Marku: Padrejtësi, u habitën të gjithë! S’dorëzohem kurrë, sa shumë mesazhe

schedule23:21 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 23:21 - 12 Dhjetor, 2020

Mërzia akoma nuk i ka kaluar, por mesazhet e shumta të tifozëve shqiptarë i kanë mbushur zemrën. Florian Marku tregoi sërish se mbetet një luftëtar i madh në ring, dominoi ndaj Jamie Stewart, por gjyqtarët, me një vendim që i ka befasuar dhe shokuar të gjithë, vendosën që dueli të mbyllej në barazim 76-76.

Marku shpërtheu ndaj gjykimit menjëherë sapo u dha rezultati, teksa ka reaguar edhe me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, aty ku nuk kursen falënderimet për mbështetjen dhe bën të ditur se nuk do të dorëzohet kurrë.

Të gjithë e patë sot çfarë padrejtësie më benë live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur, edhe komentatorët, edhe vetë stewartët. Me vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat  e mia më të mira, por e meritoja fitoren. 

E ula në tokë në raundin e dytë, nuk diskutohej fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë dhe kush më njeh, e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur, derisa t’ia arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe.

Te gjith e patë sot cfar padrejtesje me beren live ne televisionin Anglez nuk e meritoja. Te gjith jan habit dhe…

Posted by Florian Marku on Saturday, 12 December 2020

Të them të drejtën, s’e kam pritur. Jeta vazhdon, unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim,  as s’ka me qenë, edhe pse gjyqtari e shkruajti ashtu. Por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj  më shumë  se kurrë.

Do pushoj 3-4 ditë dhe do përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe“, përfundon mesazhi i luftëtarit shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!