Boksieri shqiptarë Florian Marku, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto.
Përballja mes dy boksierëve do të bëhet në “The SSE Arena”, ora 21:30.
Marku do të kërkojë fitoren e radhës për të vazhduar me rezultatet mbresëlënëse ku akoma nuk njeh humbje, duke qenë i pamposhtur, teksa ka zhvilluar 10 meçe, ku ka fituar 9 dhe ka barazuar vetëm 1 herë.
Nga ana tjetër kundërshtari i Markut ditën e sotme nuk duhet nënvlerësuar sepse në 13 meçe, ka fituar 11 dhe ka humbur 2. /f.a/abcnews.al