Antonio Marku mbetet pjesë e futbollit dardan, këtë herë jo në elitë. Ditë më parë, shkodrani njoftoi se pas ndryshimeve të ndodhura në drejtimin e klubit të Drenicës, kishte ndërprerë me bashkëpunim marrëveshjen.
Në drejtim të shkodranit kishte një ofertë nga klubi i Vellaznimit, që së bashku me Prishtinën jane dy klubet me me shumë trofe në Kosovë. Marku nuk e ka refuzuar ofertën dhe ka pranuar të luajë në ligën e dytë.
Sërish përmes rrjeteve sociale, shkodrani që luan në qendër dhe në të majtë të mbrojtjes, ka njoftuar kalimin te Vellaznimi i Gjakovës. /abcnews.al