Në një postim një rrjetet sociale, boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një njoftim të rëndësishim.
Marku ka lidhur një kontratë afatgjate me platformat prestigjoze SKY dhe BOXXER.
Sipas Markut këto platforma do të vijnë në Shqipëri, në ndeshjen e radhës që zhvillojë.
Postimi i plotë:
“Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer.
Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: luftimet më të mira në platformën më të madhe – dhe në SKY SPORTS ne e kemi atë.
Si pjesë e marrëveshjes, SKY dhe BOXXER do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një luftë për kthimin në shtëpi këtë verë.
Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën”, shkruan Marku. /abcnews.al/