Një grup protestuesish serb kanë sulmuar mbrëmjen e kaluar Ambasadën e Malit të Zi në Beograd, duke djegur me fishekzjarre edhe flamurin malazes.
Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç deklaroi se ky incident do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Me qindra huliganë që i përkasin tifo – grupit “Ylli i Kuq” protestuan para ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke u përpjekur të djegin me fishekzjarre flamurin malazez.
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, u shpreh se ky ishte sulmi i radhës ndaj ambasadës së vendit të tij në Beograd mbrëmjen e së enjtes.
Flamuri malazez nuk u dogj dhe pse ndaj tij u hodhën disa herë fishekzjarre. Ambasada e Malit të Zi deklaroi se flamuri u zëvendësua menjëherë pasi disa pjesë të tij ishin djegur.
Kreu i qeverisë malazeze me anë të një mesazhi në Twitter kritikoi ashpër qëndrimin e autoriteteve serbe, duke i cilësuar si shokuese. Ai tha se Mali i Zi dhe njëherë më shumë ndodhet përballë sfidës për të mbrojtur pavarësinë dhe lirinë e tij. “Ne do të ruajmë vendin tonë pavarësisht urrejtjes së disa personazheve jashtë dhe Brenda kufijve të saj”tha ai./abcnews.al