Princesha Diana njihej si një ikonë mode. Pas më shumë se dy dekadash nga vdekja e saj, ajo vazhdon të mbetet një inspirim për ndikuesit e modës në të gjithë botën. Ish gruaja e Princit të Uellsit ishte një adhuruese e madhe e çantave dhe përdorte modele nga markat nga më të njohura.
Ndër çantat e saj të preferuara ishte ajo me mbajtëset prej bambuje por tashmë dizajneri, Alessandro Michele, ka vendosur ta rikrijojë në nderim të princeshës së ndjerë, e cila do të mbushte 60 vjeç. Ky version i ri është riemëruar ‘The Diana’ dhe ende ka të njëjtat doreza bambuje.
Çantat Gucci janë në dispozicion në tre madhësi dhe me shtatë ngjyra. Është e pabesueshme të shohësh që edhe pse kanë kaluar mbi dy dekada që kur princesha ndërroi jetë tragjikisht, shpirti i saj i modës jeton, duke frymëzuar kaq shumë. /abcnews.al