Pandemia Covid-19 ka pushtuar tashmë botën dhe të gjithë po kalojnë një periudhë të vështirë në shumë aspekte.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur personazhe të njohur të spektaklit kanë ndihmuar si financiarisht ashtu edhe me mesazhet e tyre sensibilizuese.
Më i fundit, është themeluesi i ‘Facebook’ Mark Zuckerberg, i cili ka ndërruar foton e profilit duke i kërkuar të gjithëve të mbajnë maskë për parandalimin e Covid-19.
‘Mbani maskë’, shkruan Mark krahas fotos, e cila ka marr shumë komente dhe like në vetëm një orë.
Kujtojmë që më herët Mark Zuckerberg ofroi 100 milion dollarë në ndihmë të mediave dhe gazetarëve në këtë fazë koronavirusi./abcnews.al