Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mark Meadows, shef i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë

schedule10:19 - 8 Mars, 2020

schedule 10:19 - 8 Mars, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë së fundmi një ndryshim të rëndësishëm në personelin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mick Mulvaney është zëvendësuar nga Ligjvënësi Mark Meadows, i cili do të jetë tashmë shefi i ri i personelit. Mulvaney ka qenë në detyrë për më shumë se një vit ndërsa tani do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-ve për Irlandën e Veriut

Ndryshimi u bë i ditur nga Trump me anë të një postimi në Twitter.



Presidenti shkruante në postimin e tij:

“E njoh prej kohësh dhe kam punuar me Markun. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Dua të falënderoj shefin në detyrë të personelit, Mick Mulvaney që i ka shërbyer shumë mirë administratës. Ai do të ngarkohet me detyrën e të dërguarit special të SHBA-së për Irlandën e Veriut.”

Mulvaney mbahet mend kryesisht për pohimin e tij gjatë një konference për shtyp se “quid pro quo” shprehje në latinisht që nënkupton ofrimin e një favori në këmbim të një tjetri, janë të zakonshme në politikën e jashtme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!