Mark Marku dha dorëheqjen, kush është deputetja e “opozitës së re” që rikthehet në Parlament në vend të tij

schedule09:20 - 27 Gusht, 2021

schedule 09:20 - 27 Gusht, 2021

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Pas këtij episodi, mësohet se Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut. Deputetja e parë e opozitës së re që rikthehet.

Atëherë ishte nga listat e LSI, ndërsa sot vjen nga lista e koalicionit të PD (kandidate e Partisë Republikane).

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura. Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!