Marjana Kondi tregon mes emocionesh si u bë aktore: Këmbënguli Piro Mani të shkoja në Akademi

schedule21:40 - 9 Qershor, 2021

schedule 21:40 - 9 Qershor, 2021

Ka nisur mbrëmjen e sotme, puntata e radhës e emisionit “E ardhmja është vajzë”. Të ftuara janë aktorja e njohur Marjana Kondi dhe menaxherja e shitjeve, Arena Vojka.

Ka qenë Marjana, ajo që ka trasmetuar emocionet e para, duke treguar se si u fut në rrugën e bukur të aktrimit.

Mes shumë emocioneve, Kondi ka zbuluar se ka qenë një dëshirë e gjyshes së saj, por ai që ka këmbëngulur më së shumti ishte regjisori Piro Mani, i cili ndërroi jetë para gjashtë ditësh.

Unë e kam filluar shumë mirë. Kam dashur të bëhem mjeke, por gjyshja ime si gjithmonë ka dashur që unë të bëhem aktore. Si përfundim shkova me meritën dhe me atë këmbëngulje që ndërkohë i madhi dhe Pirro Mani, që ndjesë t’i ketë shpirti se ai tashmë ka shkuar në botën e vërtetë se këtu ku jemi ne është bota e gënjeshtrave. Ai nguli këmbë që unë të shkoja në Akademinë e Arteve, pastaj mora materialet, punova me profesor Timo Fllokon dhe shkova në Akademi. Kaloi shumë mirë sepse midis shkollës, unë kisha edhe dashurinë, që ishte paralel me bashkëshortin tim. Ajo ishte gjëja më e bukur e jetës sime, ku studioja dhe dashuroja. Pafund kam dashuruar dhe vazhdoj akoma që të dashurojë”, u shpreh aktorja. l.k/abcnews.al