Mario Draghi mund të jetë kryeministri i ri i Italisë

schedule11:31 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 3 Shkurt, 2021

Mario Dragi, ish president i bankës qendrore europiane mund të jetë kryeministri i ri i Italisë. Ai është kërkuar në takim nga presidenti i vendit Matarela gjatë ditës, i cili pritet t’i kërkojë krijimin e një qeverie të profilit të lartë për të shmangur zgjedhjet e reja.

Presidenti i Italisë Serxho Matarela ka thërritur në takim ish presidentin e Bankës qendrore europiane Mario Dragi, për të biseduar rreth krizës politike që ka përfshirë vendin prej ditësh. Lajmi u bë i ditur menjëherë pas takimit me kryetarin e Dhomës së deputetëve Roberto Fiko, i cili ndodhej në presidencë për të informuar krein e shtetit për dështimin e negociatave për krijimin e qeverisë së re, për shkak të përplasjeve mes partive politike.

Pak pas këtij takimi Matarela deklaroi në konferencë për shtyp se procesi i votimit nuk është i përshtatshëm në një kohë pandemie, prandaj duhet një qeveri e profilit të lartë që të mund të kryejë funksionet përkatëse.

Mario Dragi vlerësohet se pse shpëtoi zonën euro në vitin 2012 në mes të krizës së borxhit, dhe është një person të cilit i njihet serioziteti dhe këmbëngulja. Ka një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!