Marinsat britanikë sekuestrojnë cisternën iraniane të naftës

schedule20:15 - 4 Korrik, 2019

schedule 20:15 - 4 Korrik, 2019

Në kuadër të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian, marinsat e Mbretërisë së Bashkuar kanë konfiskuar në Gjibraltar një anije-cisternë iraniane, e cila ishte e mbushur me naftë dhe kishte si destinacion një rafineri në Siri.

Marinsat britanikë kanë marrë nën kontroll të enjten një aniije-cisternë që po lundronte drejt Sirisë, në kuadër të sanksioneve të BE-së. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet e Gjibraltarit, sipas të cilave kishte arsye të besohej se anija po transportonte naftë iraniane për në Siri. Sipas burimeve, nafta kishte si destinacion një rafineri siriane të sanksionuar nga Bashkimi Europian. Ambasadori britanik në Teheran, Robert Mekeir është thirrur për sqarime lidhur me incidentin. Vetë ministri i Jashtëm i Republikës Islamike, Abas Musavi tha për televizionin shtetëror iranian se ambasadori ishte thirrur në lidhje me sekuestrimin ilegal të çisternës iraniane.

Sipas BBC, një grup prej rreth 30 marinsash udhëtuan në rrugë ajrore nga Mbretëria e Bashkuar drejt Gjibraltarit për të ndihmuar në sekuestrimin e cisternës, me kërkesë të qeverisë lokale. Një burim nga Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një aksion pozitiv, që nuk shkaktoi ndonjë incident. Ngjarja vjen pak kohë pas sulmit ndaj dy anijeve-cisternë në Gjirin e Omanit, episod për të cilin Perëndimi fajëson Iranin. Ngjarja bëri gjithashtu që të rriteshin tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit, që përgatiti një sulm ajror ndaj Republikës Islamike, por që u anulua në minutën e fundit nga presidenti Donald Trump./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!