Marino: Drejtuesit e Juves i bënë presion arbitrit! Sa inat, pasi i dominuam

schedule22:23 - 2 Maj, 2021

schedule 22:23 - 2 Maj, 2021

Udinese-Juventus përfundoi 1-2. Vendasit po kryesonin deri në minutën e 83-të, por Cristiano Ronaldo realizoi dy gola dhe i dhuroi tre pikë të arta skuadrës së tij. Drejtori sportiv i klubit friulan, Pierpaolo Marino ka lëshuar akuza ndaj drejtuesve të “Zonjës” në deklaratën e dhënë për Udinese TV.

Një faull në favorin tonë u shndërrua në penallti për Juventusin. Arbitri u tregua naiv, por ajo çfarë nuk më pëlqeu ishte diçka tjetër: presioni që ushtroi Juventusi ndaj arbitrit.

Në fundin e pjesës së parë pashë Paraticin (drejtori sportiv) dhe disa drejtues të tjerë të Juventusit duke protestuar ashpër ndaj kryesorit Chiffi, gjoja se dha një minutë shtesë më pak seç duhej. Konfuzion i madh dhe i panevojshëm.

 

Pierpaolo Marino

Dukej sikur ndeshja kishte mbaruar dhe Juventusi kishte humbur. Një gjë e tillë ndikoi që Chiffi të mos ishte i njëjti në pjesën e dytë. Nuk po i them këto fjalë për të mbrojtur ekipin tim. Ne e dominuan Juventusin.

Në pjesën e parë dhe të dytë, e kontrolluam ne ndeshjen dhe presingu jonë ishte asfiksues. Zhvilluam një ndeshje spektakolare, një nga më të mirat që kemi luajtur këtë sezon në fushën tonë“, përfundoi drejtuesi i Udineses. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!