Marinarët ukrainas do të lejohen të largohen nga vendi për punë

schedule14:41 - 27 Gusht, 2022

schedule 14:41 - 27 Gusht, 2022

Kabineti i Ministrave të Ukrainës ka njoftuar se marinarët do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit për punë shkruan The Guardian.

Kryeministri Denys Shmyhal tha se personat që janë të punësuar si anëtarë të ekuipazhit do të lejohen të largohen nga vendi për sa kohë që kanë leje për të kaluar kufirin nga zyrat e tyre lokale të rekrutimit.

Deri më tani, burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç që ishin të aftë për shërbimin ushtarak nuk lejoheshin të udhëtonin jashtë Ukrainës. Sipas Shmyhal, mbi 100,000 ukrainas punojnë në industrinë e transportit detar.

Nga 1 shtatori, marinarët do të lejohen të largohen nga Ukraina për udhëtime pune deri në shtatë ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!