Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marina indoneziane vijon kërkimet për nëndetësen e zhdukur, asnjë gjurmë për 53 personat e bordit

schedule20:48 - 21 Prill, 2021

schedule 20:48 - 21 Prill, 2021

Marina indoneziane vijon kërkimet për nëndetësen e zhdukur me 53 persona në burd e cila është zhdukur mëngjesin e së mërkurës.

Shefi ushtarak i Indonezisë për të bërë të mundur gjetjen e nëndetëses ka kërkuar ndihmë nga Australia dhe Singapori. Mediat e huaja ndër të tjera bëjnë me dije se nëndetësja e prodhuar nga Gjermania, KRI Nanggala-402, po kryente një stërvitje silurësh në ujërat në veri të ishullit të Balit, por nuk arriti të transmetonte rezultatet siç pritej.

Ai konfirmoi se ndihma në kërkimin e nëndetëses dhe anëtarët e ekuipazhit të zhdukur ishte kërkuar nga Australia dhe Singapori. Përfaqësuesit e departamenteve të mbrojtjes të Australisë dhe Singaporit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

KRI Nanggala-402 me ton 1,395 ton u ndërtua në Gjermani në 1978, sipas faqes së internetit të sekretariatit të kabinetit indonezian dhe iu nënshtrua një riparimi dy-vjeçar në Korenë e Jugut që përfundoi në vitin 2012.

Indonezia në të kaluarën operonte një flotë me 12 nëndetëse të blera nga Bashkimi Sovjetik për të patrulluar në ujërat e arkipelagut. Por tani ajo ka një flotë prej vetëm pesë duke përfshirë dy nëndetëse Type 209 të ndërtuara nga Gjermania dhe tre anije më të reja të Koresë së Jugut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!