Marina feston 31-vjetorin e lindjes, Luana e uron në mënyrën më të pazakontë

schedule13:56 - 17 Maj, 2021

schedule 13:56 - 17 Maj, 2021

Në 31 vjetorin e lindjes, Marina Vjollca mori dedikimin më special nga Getoar Selimi. Reperi publikoi një foto të moderatores, krahas së cilës shkroi: “Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur.”.

Por në këtë ditë kaq të rëndësishme nuk ka munguar as një urim nga Luana. Moderatorja ka publikuar disa nga videot më qesharake që kanë realizuar së bashku. “Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime! Marina Vjollca je bekimi i jetës! P.S: Tradita e publikimeve vazhdon me videot që i bëjmë për qejf”, ka shkruar Luana krahas postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

/abcnews.al