Një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramësh është zbuluar në një autobus që kryente linjës Durrës-Itali.
Pas një kontrolli të imtësishëm në vijën e dytë, në një kovë me bulmet u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Policia arrestoi tre persona, dy shoferë dhe menaxherin: S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher), S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer), Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).
“Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.
Policia Kufitare parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);
S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);
Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.
Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al