Mariano Diaz i befason të gjithë me tatuazhin e tij, mënyra e realizimit është e paligjshme në Spanjë

schedule14:01 - 16 Qershor, 2023

schedule 14:01 - 16 Qershor, 2023

Në fund të sezonit të tij të fundit në Real Madrid, Mariano Diaz është bërë lajm për një tatuazh në këmbën e tij  që në Spanjë, sipas ligjit, do të ishte i ndaluar.

Dhe jo për mesazhin apo imazhin e tij, që sipas videos që qarkullon në rrjetet sociale, është një fotografi ikonë e Mohamed Ali, por për mënyrat se si është bërëj kjo që kanë të bëjnë me anestezinë e përgjithshme.

Aq e rralë është kjo praktikë në territorin kombëtar spanjoll, saqë lojtari ka vendosur të shkojë në Los Angeles të SHBA-së, ku kjo praktikë është e ligjshme. Arsyeja e futjes në anestezi është padyshim dhimbja e madhe që do të përjetonte çdokush nga ai tatuazh./h.ll/abcnews.al