Margariti në përurimin e punimeve të Teatrit të Ri: Ata që bënë zhurmë boshe kishin 1 mln dollarë investime, sot kemi 20 mln

schedule11:33 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 11:33 - 21 Dhjetor, 2022

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë e përurimit të punimeve për Teatrin e Ri. Ministrja bëri një koment për opozitën që ka kundërshtuar shembjen e Teatrit të vjetër duke thënë se ata që bënë zhurmë boshe kishin investime 1 mln $ në 2013-ën ndërsa sot kanë 20 milionë.

Na keni nderuar me atë që vetëm ju dini të bëni, ua kemi borxh sakrificës tuaj por duke parë dhe drejt fëmijëve tanë. Siç ndodh rëndom me një sërë ndërmarrjesh të guximshme, ka debate me njerëz që shfrytëzojnë dhe të bukurën, estetikën dhe dëshirën për të ngritur larg atë që është vizioni i të gjithë botës. E shikojnë si një mënyrë për të bërë zhurmë boshe.

Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollarë ndërsa këtë vit ka 20 milionë. Ky është vizioni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të të gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet. Kjo është politika që po bën qeveria, kjo është sfida për të shkuar drejt dinjitetit.”, tha Margariti.

Në ceremoni të pranishëm janë dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj. Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit për të shmangur incidentet që mund të ndodhin nga ata që kanë kundërshtuar shembjen e Teatrit.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!