2 muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën. Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila tha se sot qeveria ka marrë vendimin që në të ardhmen në këtë godinë të përfshijnë një tjetër hapësirë për librin dhe për këtë janë duke negociuar me qeverinë Amerikane. “American Library” do të quhet hapësira e kushtuar librit siç bëri me dije Margariti.
“Ka përfunduar saga e banesës së toptanajve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e të gjithë pronësisë private të Toptanajve e cila do kalojë në projektin e restaurimit dhe rijetëzimin e kësaj hapësire në Tiranë. Kjo nisëm sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit të këtij viti kaloi dhe në një ngjarje tragjike. Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira që do ngremë është në fuksion të artit dhe kulturës. Godina ka histori që lidhet me banesën karakteristike tiranase. Ka vlera për historinë e saj si një nga hapësirat e para të librit. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane”, tha Margariti.
Kanë kaluar 2 muaj nga zjarri i qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Kamerat atëherë filmuan autorin, i cili kishte vendosur doreza të verdha që e mbronin atë nga flakët dhe me kapele, teksa nxitonte të largohej në drejtim të Sheshit ‘Skëndërbej’. Pas vendosjes së zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhen nga policia dhe të bëhen muze. Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza mes bashkëpronarëve.
Gjatë daljes së saj për mediet ministrja e Kulturës u pyet edhe për çështjen e cirkut kombëtar.
“Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtë, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës“, tha ministrja. be.k/Abcnews.al