Marcos Alonso ka 3 arsye për të besuar se Barça dëshiron ta heqë qafe

schedule18:55 - 22 Gusht, 2023

schedule 18:55 - 22 Gusht, 2023

Marcos Alonso është i bindur se Barcelona dëshiron që ai të largohet nga klubi këtë verë, raporton Diario AS.

Alonso ka tre arsye për të menduar kështu:

1. Barça nuk e regjistroi në La Liga. Pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, Barça ende nuk e ka paraqitur emrin e Alonso në La Liga për shkak të kufizimeve të FFP.

2. Paga e tij. Alonso beson se Barça është gati ta largojë atë për shkak të pagës së tij. Mbrojtësi fiton më shumë se 6 milionë euro në sezon dhe klubi po punon për të ulur faturën e pagave.

3. Transferimi i Inigo Martinez. Ardhja e një mbrojtësi të majtë që luan saktësisht në të njëjtin pozicion si Alonso do të thotë se koha e tij e lojës do të jetë shumë e kufizuar këtë sezon.

Alonso tashmë përflitet se do të jetë në kërkim të një skuadre të re në Premier League, ndërsa për të ka shfaqur interes edhe Arabia Saudite. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!