Claudio Marchisio i ka tërhequr veshur Juventusit, për shkak të portierit Gigio Donnarumma. Portieri la Milanin dhe firmosi në verë për francezët e PSG.
Ish-mesfushori i bardhezinjve kritikon rekordmenët e Italisë për faktin që nuk e morën Donnarumma me parametra zero.
“Gigio është kampion, mund të krijonte grup të mirë me lojtarët italianë, diçka që ka qenë shumë vendimtare te Juventusi.
Donnarumma, Locatelli, Chiesa dhe Bernardeschi do kishin krijuar një brez të ri pas Chiellini dhe Bonuçi të dalin në pension”, ka thënë Marchisio për Gazzetta dello Sport. / abcnews.al