Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Marchisio konsumonte katër paketa cigare në ditë, por askush nuk vraponte si ai”

schedule23:16 - 24 Janar, 2021

schedule 23:16 - 24 Janar, 2021

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Juventusit, Armand Traore, është rikthyer të flasë për aventurën e tij në Itali. Në një intervistë për “talkSport”, 31-vjeçari kujton se si ishin lojtarët e bardhezinjve në atë kohë. Traore përmend Marchision, i cili edhe pse konsumonte duhan, ishte një nga më të mirët në fushë.

“Unë u transferova tek Juventusi kur isha 20 vjeç. Kisha kaluar pesë vite në Angli dhe kur u paraqita për herë të parë në stërvitje, nuk pashë asnjë lojtar në fushë. Nuk ishte askush në dhomat e zhveshjeve, askush në palestër. Disa po hanin mëngjes, disa në dush dhe të tjerë po pinin duhan e ekspres”, kujton senegalezi.

 



Armand Traore

“Një natë më parë ata konsumonin darkën së bashku dhe sigurisht që nuk mund të mungonte shishja e verës. Kjo ishte një nga gjërat që më tronditi. Më kujtoher Marchisio, i cili pinte katër paketa cigarë në ditë, por unë kurrë nuk kam parë dikë të vrapojë si ai”, përfundon Traore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!