Marchisio e pranon: Më mungon futbolli, stoli i Juves i parefuzueshëm

schedule12:55 - 12 Prill, 2020

schedule 12:55 - 12 Prill, 2020

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, e ka pranuar se një ditë dëshiron të jetë trajneri i bardhezinjve. Italiani zhvilloi një video live në “Instagram”, ku iu përgjigj pyetjeve të tifozëve.

”Do më pëlqente shumë të isha unë trajneri i Juventusit një ditë, por jo të gjithë futbollistët bëhen trajner të zotë. Nëse ata do më telefonin, nuk do mendoja dy herë”, përgjigjet Marchisio.

”Më mungon shumë futbolli, dhomat e zhveshjeve. Unë kam qenë një lojtar që mund të luaja në role të ndryshme. Sot mund ta shikoj veten time tek lojtarë si Castrovilli, Barella apo Pellegrini”, deklaron 34-vjeçari. Marchisio e braktisi futbollin në tetorin e kaluar për shkak të dëmtimeve të shpeshta në gju. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!