Marcelo ndau kujtimet e karrierës së tij 15-vjeçare te Real Madrid në një intervistë me gazetarin e ESPN Martin Einstein në programin e tij Bicycle Diaries.
Në këtë bisedë, braziliani përmendi lojtarët që e befasuan më shumë dhe kujtoi trajnerët më të mirë me të cilët punoi.
Këtu janë 3 lojtarët e Los Blancos që i kanë lënë më shumë përshtypje Marcelos:
“Isha me fat që luaja për Madridin dhe pashë lojtarët më të mirë.

Këta të tre më befasuan më shumë: Toni Kroos, Rodrigo dhe Modric.

Por cilët trajnerë kujtoi mbrojtësi brazilian:
Për sa i përket menaxhimit të ekipit, do të zgjedh Zinedine Zidane.

Carlo Ancelotti më ndihmoi shumë”, përfundoi Marcelo. /G.D abcnews.al/

