Ka zgjatur shumë pak “aventura” e brazilianit Marcelos te “gjigandët” grek të Olympiacos, me mbrojtësin e majtë që ka vendosur t’i thotë “lamtumirë” grekëve, në më pak se 1 vit, që nga nënshkrimi.
Sipas mediave në Spanjë, klubi dhe mbrojtësi kanë rënë dakord dhe janë firmosur dokumentat për zgjidhjen e kontratës pas vetëm 10 paraqitjeve me fanellën e “bardhekuqve”.
Mediat gjithashtu kanë pohur se braziliani ka gati “aventurën” e radhës dhe ka gjetur akordin me klubin e ri, por ende nuk është bërë i ditur destinacioni i ri i 34-vjeçarit. /i.m /abcnews.al