Marçela Lati njihet si një nga sipërmarrëset e suksesshme në vendin tonë, e cila me bashkëshortin e saj, Armand Peza, kujdesen tashmë prej vitesh që ditët më të gëzuara të njerëzve të festohet me stil dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, nga Ermira Çausholli, përballë mikes së saj, Iva Tiço, Marçela ka folur ndër të tjera edhe për suksesin e saj të jetës, pikërisht për punën që bën. Ajo tregoi se ishte shumë e re kur e mori këtë rrugë dhe e nisi thjesht për të qenë afër të dashurit të saj, ndërsa studionte diçka tjetër.
Megjithatë, duke qenë se “Geraldina” nisi të ishte e suksesshme, Marçela hoqi dorë nga profesioni i saj dhe iu përkushtua fort. E gjitha ndodhi shumë shpejt për nga dinamika dhe ajo që njerëzit prisnin prej tyre në këtë treg dhe tani numëron plot 22 vite në këtë punë.
Marçela thotë që ka 22 vite që “vesh ëndrra” dhe pjesën më të bukur e ka që personat që i ndihmon në ditën e tyre më të lumtur, ta mbajnë mend gjithmonë. Asgjë nuk e ka arritur lehtë. Ka patur shumë sakfrifica dhe vështirësi, por ajo tha se nëse do kthente kokën pas nuk do bënte asgjë ndryshe nga ajo që ka bërë. /abcnews.al