Kryeqyteti po përgatitet për ngjarjen më të madhe sportive. Maratona e Tiranës zhvillohet të dielën dhe në të do të marrin pjesë rreth pesë mijë atletë. Një mijë prej tyre vijnë nga 50 shtete të ndryshme.
Fituesit do të shpërblehen.
Por në rreth pesë orët që do të zhvillohet maratona në disa prej rrugëve të Tiranës nuk do të lejohet qarkullimi I automjeteve.
Shefi i qarkullimit në Bashkinë e Tiranës ka një apel për banorët e kryeqytetit, duke nisur nga ata që I kanë shtëpitë në perimetrit e maratonës.
Transporti publik do të devijohet ndërsa punonjës të policisë do të jenë në rrugë për ti dhënë zgjidhje autoambulancave dhe mjeteve te shërbimit zjarrfikës sipas rastit. Ky është edicioni i tetë i maratonës së Tiranës./abcnews.al