Ka përfunduar Maratona e Tiranës. Kryeqyteti mbylli mes sukses edhe këtë edicion të nëntë. Triumfuan kenianët, ku fitues për kategorinë e parë u shpall Benard Kiprotich.
Në edicionin e saj të nëntë, kjo garë prestigjioze mblodhi mbi 5 mijë vrapues nga rreth 50 vende të botës, të cilët do të masin forcat në distancat 42 km, 21 km dhe 10 km, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një festë të vërtetë të sportit dhe energjisë.
Ky event sportiv ka marrë një dimension të veçantë këtë vit, pasi zhvillohet në kohën kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Vetë Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga edicionet e kaluara, duke promovuar atmosferën dhe rëndësinë e këtij organizimi ndërkombëtar.
Në edicionin e kaluar, Maratona tërhoqi mbi 4 mijë pjesëmarrës, mes tyre edhe sportistë nga vende si Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria, të cilët zhvilluan një garë të mbushur me energji dhe emocion.
Mes garuesve ishte dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për televizionin ABC Neës u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që merrte pjesë.

