Marash Kumbulla telenovelë: Napoli bind klubin, Interi shtatlartin

schedule08:38 - 28 Janar, 2020

schedule 08:38 - 28 Janar, 2020

Marash Kumbulla sërish në skenë. Lajmet e merkatos për të kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe. Në orët e vonë të mbrëmjes së djeshme ka pasur zhvillime të reja dhe thuhet se ka akord me Napolin për transferimin e mbrojtësit të Hellas Verona.

Gianluca Di Marzio raporton se është arritur një marrëveshje me një bazë prej 20 milion eurosh, ndërkohë që klubi i Kumbullës mund të përfitojë edhe 4 milion euro të tjera në formë bonusesh.

Gjithsesi do të duhet të zhvillohet një takim edhe me menaxherin e mbrojtësit, Gianni Vittali. Ky takim do të zhvillohet dhe do t’i shpjegohet atij projekti teknik që Napoli ka për 19-vjeçarin, sikurse edhe do t’i bëhet oferta në aspektin financiar.

PRAPASKENA – Një tjetër ekspert merkatoje, Alfredo Pedulla, raporton se Napoli e ka arritur akordin me Hellas Verona. Shifrat janë të tjera: 15 milion euro direkt për kartonin dhe 5 të tjera bonuse që varen nga ecuria e lojtarit me fanellën e Napolit.

Ndër të tjera raportohet se rivaliteti është i madh me Interin, që nga ana tjetër ka arritur një akord total me lojtarin. Kështu drejtori sportiv i Napolit, Guintoli, do të duhet të bindë mbrojtësin e kombëtares shqiptare për të përmbyllur transferimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!