Marash Kumbulla ka një çmim. Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali. Interi është klubi i fundit me të cilin lidhet e ardhmja e qendërmbrojtësit të Hellas Verona. Paraqitjet e mira deri më tani ia kanë rritur vlerën dhe sipas “FCInternews.it”, klubi italian kërkon të paktën 15 milionë euro për 19-vjeçarin.
ÇFARË THA MENAXHERI – Gianni Vitali, përfaqësuesi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, thekson se Kumbulla mund të luajë në mbrojtjen e zikaltërve dhe se po e vëzhgojnë atë. “Inter po shikon Kumbullën që nga fillimi i sezonit.
Të gjithë, sikurse edhe është e drejtë, do të bëjnë vlerësimet e tyre. Marashi është një lojtar që ndiqet dhe kërkohet nga klube të ndryshme italiane dhe europiane.
Do të ishte gati, Kumbulla mund të luajë në mbrojtjen e Interit. Sa i takon çmimit, duhen pyetur drejtuesit e Hellas Verona, presidenti dhe drejtori sportiv”, ka deklaruar për fcinternews.it menaxheri i shtatlartit, Gianni Vitali. /abcnews.al