Marash Kumbulla ka bërë një bilanc të sezonit të dytë te Roma dhe e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një video emocionuese.
“Sezoni im i dytë me verdhekuqtë përfundoi në mënyrën më të mirë, shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time.
Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë. Nuk ishte një vit i lehtë, por unë jam krenar për rrugëtimin tim dhe procesin e rritjes e përmirësimit.
Kam luftuar për të merituar çdo minutë aktivizim dhe kurrë nuk kam hequr dorë asnjë centimetër. Kemi qenë një skuadër nga fillimi, kjo është arsyeja pse fituam në fund.
Tani po kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart. Dhe ne romanistët … do të shihemi së shpejti”, shkruan Kumbulla. / abcnews.al
View this post on Instagram