Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marash Kumbulla në fokus, klubi italian nuk dorëzohet

schedule13:59 - 4 Janar, 2020

schedule 13:59 - 4 Janar, 2020

Marash Kumbulla është në fokusin e klubit të Napolit. Qendërmbrojtësi i Hellas Verona po shikohet me kujdes edhe nga Interi, Atalanta dhe Lazio, ndërkohë që është lakuar si opsion edhe Juventusi e Manchester United.

Ndodh gjithmonë që një lojtar që shpërthen të jetë i lidhur me klube të ndryshme dhe nuk ka shpëtuar edhe Kumbulla. Corriere Dello Sport raporton se mes drejtorëve sportivë, Tony D’Amico dhe Giuntoli, ka një komunikim të vazhdueshëm për mbrojtësin.

Hellas Verona dhe Napoli gjatë kësaj periudhe kanë pasur kontakte të shpeshta, pasi në planet e tyre janë edhe Amrabat dhe Amir Rrahmani. Me këtë të fundit madje raportohet se është mbyllur gjithçka dhe në verë do të kalojë te Napoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!