Pas pak minutash Roma dhe Feyenoord do të ndeshen në “Air Albania Stadium” për finalen e Conference League.
Marash Kumbulla, kuq e ziu që luan për verdh e kuqtë e italianëve, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, direkt nga fusha e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
“Jam shumë krenar, është ëndrra ime që të ngre një trofe këtu në Tiranë. Ne do ta menaxhojmë mirë. Ne mund t’i lëndojmë ata. Murinjo na ka motivuar këto ditë, mezi po presim që të hymë në fushë. Është vërtet e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.
Kumbulla do ta nisë nga stoli këtë takim, me Murinjon që ka preferuar mos ta startojë si titullar mbrojtësin e Kombëtares.