“Maradona shpirt i lirë, na dha dinjitet dhe vlera. Lojtari ideal për një agjent”

schedule22:58 - 27 Nëntor, 2020

schedule 22:58 - 27 Nëntor, 2020

Mino Raiola nuk mund të mos fliste për legjendën Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë dhe u përcoll sot për në banesën e fundit. Agjenti i njohur e vlerëson shumë argjentinasin dhe për mbi gjithçka për faktin që ai nuk u josh nga Juventusi.

“Për mua Maradona është diçka tjetër, sepse siç e dini familja ime është nga Napoli dhe e jetuam atë në një mënyrë tjetër. Ai na riktheu dinjitetin tonë, na bëri krenarë që jemi napolitanë dhe na bëri që të na llogarisnin për diçka.

Ai na dha vlera jo vetëm në futboll, por edhe në jetë. Ai nuk i pranoi lajkat e Juventusit dhe për ne kjo ishte më e rëndësishme se fitoret. Ai ishte një karakter unik brenda dhe jashtë fushe”, shprehet fillimisht Raiola, i cili nuk ndalet me kaq.

“Unë mendoj ndryshe në krahasim me atë që mendonin shumë njerëz për të jashtë fushe. Ai ishte një njeri i lirë për të jetuar siç dëshironte, pa kërkuar konfirmim nga të tjerët.

Për mua ai ishte lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe për këtë nuk kam asnjë diskutim, madje duke i marrë parasysh edhe lojtarët që janë aktivë tani. Si agjent ëndërroj të gjej burra me personalitetin e tij, nuk flas pastaj për pjesën si lojtar”, përfundon Raiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!