Diego Maradona nuk përton asnjëherë të dalë në mbrojtje të njerëzve të varfër dhe popullit të thjeshtë. Legjenda argjentinase e ka lidhur gjithmonë veten me personat në nevojë. Varfërinë e ka provuar në lëkurën e tij dhe e di mirë se çfarë do të thotë të mos ushqehesh si duhet.
Trajneri i Gimnasia La Plata ishte ndër të parët që pranoi uljen e rrogës prej krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ai ka postuar një video së fundmi, duke i emocionuar të gjithë me thirrjen e tij, teksa nuk mungojnë as lotët.
“Ndihmojini njerëzit të ushqehen. Nuk e them diçka të tillë për show, i kam kaluar vetë këto vështirësi. Kam vuajtur shumë në Villa Fiorito (provincë e Buneos Aires, vendi ku është rritur Diego)“, deklaron Maradona në videon e dedikuar ndaj Corazones Solidarios, një OJQ që ofron mbështetje për mijëra fëmijë në vështirësi. /abcnews.al
El 10, hasta las lágrimas ??⚽
La emoción a flor de piel y un pedido muy especial: “Ayuden a comer a la gente” pic.twitter.com/Qb3peanWlN
— ⚡ Presión Alta ⚡ (@presionalta) May 15, 2020