Maqedonia shpall epideminë e fruthit

schedule17:52 - 3 Janar, 2019

schedule 17:52 - 3 Janar, 2019

Prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët për fruthin do të gjobiten deri në 650 euro. Është ky vendimi i marrë nga autoritetet maqedonase që kanë shpallur gjithashtu epideminë e fruthit në të gjithë vendin.

Në Maqedoni është shpallur epidemia e fruthit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vend konfirmoi se duke u bazuar me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse ka informuar të gjitha kopshtet publike dhe private se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epideminë e Fruthit. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka informuar zyrtarisht kopshtet dhe çerdhet që të mos lejojnë asnjë fëmijë të pavaksinuar. Vetëm një ditë më parë janë regjistruar dy raste të reja me epideminë e Fruthit në SHkip. Ndërkohë mediat maqedonase raportojnë se autoritetet do të gjobisin deri në 650 euro prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre./abcnews.al